Pëlqimet
Deklarata mbi Pëlqimin për Përpunimin e të Dhënave Personale për Persona Fizik
Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-082 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale,” deklaroj se jam i/e pajtimit që Banka dhe përfaqësuesit e Bankës t’i përdorin, përpunojnë dhe t’i transferojnë tek kompani të ndërlidhura të dhënat e mia personale sipas legjislacionit në fuqi, për qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore.
Ju lutemi, plotësoni këtë fushë.
Ju lutemi, plotësoni këtë fushë.
(Për më shumë informata rreth përpunimit të të dhënave personale nga Banka Ekonomike lexoni Kushtet dhe Afatet e Përgjithshme. Ju, gjithmonë gjatë vizitës në ndonjërën nga degët e bankës, mund të kërkoni që të dhënat e juaja personale të mos përpunohen, mirëpo kjo do të ndikojë në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve)
Deklarata mbi Pëlqimin për Komunikim/Marketing Direkt
Deklaroj se jam i/e pajtimit që të kontaktohem dhe të pranoj oferta dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara vetëm nga Banka Ekonomike Sh.A.
Deklaroj se jam i/e pajtimit të pranoj oferta dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara nga Banka Ekonomike Sh.A. të cilat janë të ndërlidhura me Kompaninë e Sigurimeve Siguria Sh.A.
Deklarata për FSDK
Banka Ekonomike është anëtare e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK). FSDK do të kompensojë depozituesit e siguruar nëse banka nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e saj financiare, deri në € 5,000. Depozituesit e siguruar janë persona fizik dhe persona juridikë, që përndryshe nuk janë të përjashtuar nga skema. Për informacione të tjera në lidhje me skemën e sigurimit të depozitave, ju lutem pyesni në degën tuaj lokale ose drejtohuni në faqen e internetit të FSDK-së: www.fsdk.org.
* Limiti i sigurimit do të rritet si vijon: 3,000 € (nga 01.01.2014),
4,000 € (nga 01.01.2016),
5,000 € (nga 01.01.2018).
Formulari i Identifikimit të Personave të Ekspozuar Politikisht (PEP)
Person i ekspozuar politikisht – personat të cilët janë ose kanë qenë të ngarkuar me funksione të larta publike.
Anëtarë të ngushtë të familjes – bashkëshortë/ekuivalent, fëmijë, bashkëshortët e fëmijëve, prindërit.
nënkupton çdo person fizik që mund të jetë pronar i përbashkët të personave juridik, ose çfarëdo marrëdhënie e ngushtë biznesi dhe çdo person fizik i cili është pronar përfitues i personit juridik e cila njihet se është themeluar për përfitime de facto të PEP-it.
*Nëse jeni përgjigjur PO në ndonjërën prej pyetjeve të mësipërme, ju lutemi plotësoni formularin PEP.
Deklarata mbi Prejardhjen e Fondeve dhe Përcaktimin e Mbajtësit të së Drejtës së Pronësisë
Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, përkatësisht nenin 19.6 (Kujdesi i duhur ndaj klientit), dhe Rregulloren e BQK-së për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, neni 18.5 (Kujdesi i duhur i shtuar ndaj klientit), personi i përfshirë në këtë aktivitet duhet të sigurojë me shkrim bankën ose institucionin financiar se:
Deklarata e FATCA (Foreign Account Tax Compliance Act) për Persona Fizik
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 05/L-013 për “Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA, deklaroj se jam qytetar i SHBA-ve apo resident në SHBA.
Formulari W9 IRS
Përfundo Aplikimin
Me dërgimin e këtij aplikacioni, konfirmoj se të gjitha informatat e cekura më lart janë të vërteta dhe të sakta dhe jam në dijeni se çdo deklaratë e falsifikuar apo mashtruese mund të ketë për pasojë ndjekjen penale dhe njëherësh pranoj çdo shpenzim, humbje ose dëm që i shkaktohet bankës si pasojë e dhënies së informatave jo të vërteta, si dhe në rastet e mosinformimit me kohë të bankës për ndryshimet potenciale në të dhënat mbi informatat personale.